Me mbështetjen e USAID Programit DEMI Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri mbajti takim me të rijnë dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile në Komunën e Novobërdës
Qëllimi i këtij takimi ishte të behët prezantimi i të arriturave të Komunës gjatë vitit 2012,ku Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri prezantoi sukseset dhe problemet me të cilat janë ballafaquar gjatë vitit 2012.
Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Ymeri pasi që përshëndeti të pranishmit theksoi se problemet dhe sfidat me të cilat jemi ballafaquar gjatë viti 2012 ishin të dukshme e sidomos pas procesit të decentralizimit,por duke falënderuar partnerët tanë dhe në këtë rast Programin DEMI,në bashkëpunim të ngushtë me ta,ne vazhdimisht mundohemi ti përmisojmë shërbimet tona në mënyrë që kënaqëshmëria e qytetarëve vazhdimisht të ngritet dhe gjithmonë të jetë në shkallë më të lartë.
Me kete rast deshirojë të falemnderojë rinin dhe shoqerin civile që dhanë kontribut të çmueshëm në degjimet publike për buxhet pastaj ne dy hulumtime me qytetarë që kishin të bënin me kënaqshmërin e qytetareve me udheheqjen komunale dhe hulumtimi i dytë kishte të bënte me menaxhimin e mbeturinave në teritorin e komunës.Jam shumë i kënaqur që rezultet e te dy ketyre hulumtiumeve kanë qenë shumë pozitive dhe mund te them lirisht se kan pasqyruar një realitet.
Pra në shumë fusha kemi arritë suksese të medha dhe po ashtu edhe ne menaxhimin e mbeturinave sepse situatën e kemi dukshëm më të mirë se që e kemi pasur më herët.Po ashtu po përmend para jush që edhe për kundër vështirësive me të cilat jemi ballafaquar mundë të them lirisht që jemi konkurrent me komunat më të zhvilluara ekonomikisht dhe me komunat që kanë buxhet dhe kapacitete më të mëdha se ne.Për të arritë dhe për të mbajt këtë konkurrencë nuk është e lehtë duhet angazhim dhe ne mundohemi që punën tonë ta bëjmë në mënyrë sa më të mirë,prandaj si rezultat i këtijë angazhimi ne gjatë proceseve të vlerësimeve gjendemi gjithmonë në pjesen e larte të kesaj liste te vleresimit për komunat e ndonjëher edhe ne mesin e vendeve te para.Kryetari z.Ymeri me këtë rast i inkurajon të rinjtë dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile që ta ngritin zërin për problemet dhe nevojat e tyre tek Institucionet Komunale ku shprehët i gatshëm për të ndihmuar
Iniciativat dhe idet për përkrahjen e të rinjëve është mirë të vijnë pikërsisht nga ju sepse ju jeni ata që e dini më së miri se çka ju nevoite u shpreh kryetari z.Ymeri.

Ndërsa zonj.Laura Bahtiri këshilltare regjionale pran projektit DEMI,shprehet e kënaqur për pjesëmarrjen e kënaqshme të rinisë në takimin e sotshëm.Ajo theksoi se ju patët rastin të dëgjoni drejtpërsëdrejti nga Kryetari për problemet dhe mundësitë të cilat ju ipen juve si të rinj në Komunën e Novobërdës.Ju mund ti shprehni kërkesat e juaja dhe ne kësi mënyre nëse ju jeni aktiv dhe shpreheni dëshirën të takoheni me përfaqësues të Institucioneve,ju mundeni të bëni ndryshime,të mësoni më shumë për qeverisjen lokale,të njoftoheni me mënyrën e udhëheqjes me lidershipin dhe ta mendoni që në një të ardhme dhe ju mund të jeni lider u shpreh zonj.Bahtiri.
Të rijnë dhe përfaqësues të OJQ-ve lokale kanë paraqitur idetë e tyre në këtë takim dhe patën rastin të bëjnë pyetje ku në mesin e të cilave kanë dominuar ato për mbështetjen e aktiviteteve të rinisë dhe rregullimin e qështjes së transportit për nxënësit e shkollës së mesme si dhe rreth realizimit të buxhetit të vitit 2012.