Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri së bashku me Drejtorin e Zyrës për komunitete z.Srgjan Popoviq përuruan kabinetin e shkollës së mesme teknike në Kufcë
Zyra e Komuniteteve pranë Kryeministrit të Kosovës dhe Komuna e Novobërdës kanë financuar shkollën e mesme teknike “Dragi Popoviq” në Kufcë me paisje të teknologjisë informative.
Në ceremoninë e përurimit të mbajtur në kabinetin e informatikës së kësja shklolle morën pjesë Srgjan Popoviq, drejtor i zyrës për komunitete pranë kryeministrit të Kosovës, Bajrush Ymeri, kryetar i Komunës së Novobërdës dhe zyrtarë të tjerë. Drejtori i Zyrës për komunitete Srgjan Popoviq ka thënë se është i lumtur që zyra e tij ka pasur mundësinë të ndihmojë së bashku me komunën këtë shkollë, ”investimi në arsim është investimi në të ardhme, prandaj ne do të vazhdojmë të ndihmojmë shkollat kudo që na kërkohet në bazë të mundësive që kemi si zyre. Uroj që këto paisje të përdoren për të rritur njohuritë e nxënësve dhe të lehtësojnë punën e mësimdhënësve” ka thënë Popoviq për Radio Premiera.
Kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri, ka falënderuar zyrën e komuniteteve për mbështetjen e këtij projekti dhe për të gjitha investimet në Novobërdë. “Komuna ka marrë pjesë me mjete financiare në këtë projektdhe jemi të lumtur që sot po e përurojmë, angazhimi ynë si udhëheqës komunal është që të përmirësojmë kushtet dhe infrastrukturën kudo në teritorin e Novobërdës” ka thënë Ymeri.
Profesorët dhe udhëheqësia e shkollës kanë falënderuar zyrtarët qeveritar nga Prishtina dhe Komuna e Novobërdës për përzgjedhjen e shkollës së tyre për t`u pajisur me teknologji informative.
Vlera e këtij projekti është 10 mijë euro, prej të cilave 7 mijë janë dhënë nga qeveria dhe 3 mijë nga komuna. Shkolla është pajisur me kompjuter, printer, lap top dhe paisje të tjera.