Përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushteti Lokal vizitojnë Komunën e Novobërdës
Kryesuesja e Kuvendit Komunal zonj.Shefkije Mehmeti së bashku me Drejtorin e Administratës z.Predrag Stankoviq,Menaxherin e Personelit z.Sylejman Avdylin dhe me Koordinatoren e të drejtave të njeriut zonj.Sadbere Vllasaliu mirëpritën z.Yll Valla,z.Driton Xhafa,dhe z.Shkëlzen Hoxha nga ekipi monitorues në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).
Qëllimi i këtij takimi ishte që të diskutohen këto katër fusha të cilat ishin:Monitorimi i ligjshmërisë së aktiviteteve të organeve komunale,Monitorimi i respektimit të drejtave të njeriut në nivelin komunal,Monitorimi i zbatimit të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike,si dhe Inventarizimi i Akteve të Komunave që janë në fuqi,
Z.Yll Valla monitorues në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal theksoi se gjatë monitorimit të komunës së Novobërdës në shumë procese kjo komunë qëndron mirë,nuk ka vërejtje duke falënderuan komunën që rregullisht dërgohen aktet e përgjithshme të nivelit komunal me kohë, duke respektuar afatet kohore, dhe si kërkesë e jona është që të gjitha rregulloret që nga viti 2000 deri 2012, të harmonizohen me ligjet e tanishme dhe të plotësohen sepse disa ende janë të kohës së UNMIK-ut u shpreh z.Valla.
Kryesuesja e Kuvendit Komunal zonj.Shefkije Mehmeti i njoftoi të pranishmit rreth monitorimi të ligjshmërisë së aktiviteteve të organeve komunale,dhe falënderoi përfaqësuesit e MAPL-së për kontributin e tyre që japin për Kuvendin Komunal.
Drejtori i Administratës z.Predrag Stankoviq theksoi se sa i përket intranetit kemi pas takime të ndryshme lidhur me të dhe jemi ne procese të fillimit në mënyrë që komuna e Novobërdës të funksionoj sa ma mirë dhe të filloj aplikimi më praktik dhe më i lehtë brenda komunës.
Ndërsa Menaxheri i Personelit z.Sylejman Avdyli i njoftoi të pranishmit rreth ligjit për qasje në dokumentet publike,po ashtu dhe zyrtarja për Barazi Gjinore zonj.Sadbere Vllasaliu tregoi për respektimin e të drejtave të njeriut në nivelin komunal.

