Komuna e Novobërdës, dhe projekti Zvicër–Kosovë për qeverisje lokale dhe decentralizim–LOGOS, organizuan debatin me qytetarë me temë: “Plani Zhvillimor Urban, Vlerësimi Strategjik Mjedisor për zonën kadastrale të fshatit Bostan”
Në këtë debat morën pjesë Koordinatori i Grupeve Punuese z.Skender Avdyli Përfaqësuesja nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë znj.Vjollca Puka, përfaqësues nga Projekti LOGOS,z.Mentor Rexhepi,Konsulenti i jashtëm z.Ismajl Baftiari,anëtarë të grupeve punuese,përfaqësues të partive politike, organizatave dhe shoqatave jo qeveritare, profesorë dhe arsimtarë, afaristë,fermerë, dhe qytetarë të tjerë.
Koordinatori i Grupeve Punuese z.Skender Avdyli pasi bëri hapjen e debatit dhe përshëndeti të pranishmit theksoi se me mbështetjen e LOGOS-it me ekspertizimin e tyre si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe të akterëve tjerë në maj të viti 2010 kemi marrë vendim që të hartohen planet zhvillimore dhe urbane dhe gjatë kësaj kohe ne kemi përfunduar planet dhe e kemi dorëzuar në Ministrin e Planifikimit Hapësinorë dhe po presim pëlqimin e tyre,qëllimi i këtij debati është vlerësimin strategjik mjedisor për zonën kadastare të fshatit Bostan,dhe nga ky debat do të presim dhe komentet e juaja u shpreh z.Avdyli.
Përfaqësuesja nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë znj.Vjollca Puka tha se Plani Zhvillimor Urban që ka hartuar Komuna e Novobërdës për zonën e Bostanit qendrën administrative të komunës do të përcakton synimet afatgjate për zhvillim dhe menaxhim të zonave urbane duke u bazuar në qeverisjen e mirë dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik social dhe mjedisor,u shpreh znj.Puka.
Përfaqësues nga Projekti LOGOS,z.Mentor Rexhepi theksoi se LOGOS-i do të mbetët i përkushtim që ta mbështes komunën e Novobërdës përveç fushave të tjera edhe në fushën e Hartimit të planeve hapësinore.
Sami Vllasaliu Drejtor i Shërbimeve Publike bëri prezantimin e Hartimit të Planeve Zhvillimore Urbane për zonën Kadastrale të Fshatit Bostan ku theksoi se duke u bazuar në Planin Zhvillimor Komunal janë të cekura të gjitha vendbanimet urbane ku njëra ndër to është edhe vendbanimi i fshatit Bostan dhe ka qenë si prioritet për arsye se ka objektet administrative dhe është vendos që të përgatitet plani zhvillimor Urban i fshatit Bostan.
Ndërsa Konsulenti i jashtëm z.Ismajl Baftiari tha se un falënderoj fillimisht Komunën e Novobërdës për bashkëpunim që ka treguar gjatë procesit të pregaditjes së Vlerësimit Strategjik Mjedisor për PZHK-në,por një kohësisht edhe Projektin LOGOS për mundësinë që na ka ofrua me përkrah komunën në hartimin e këtyre dokumenteve mjaft me rendësi.
Në këtë debat po ashtu patën rastin qytetarët që ta shprehin mendimin e tyre ku disa prej prioritete ishin Rregullimi i ujësjellësit në Novobërdë,renovimi i shtëpisë së kulturës në Novobërdë,si dhe funksionimi i ndriçimit publik etj.

