Familja Abazi nga Komuna e Novobërdës bëhet me shëpi të re
Një bashkpunim i mirë mes Komunës së Novobërdës dhe zyrës së Kryeministrit për çështje të komuniteteve bënë familjen Abazi me shtëpi të re.
Me këtë rast z.Bajrush Ymeri kryetar i komunës së Novobëdës dhe z.Srgjan Popoviq Drejtori i Zyrës për çështje të komuniteteve pranë Kabinetit të Kryeministrit bënë përurimin e shtëpis së falmiljes Abazi nga fshati Llabjan.
Familja e Ismet Abazit jetonte në kushte të papërshtatshme për jetësë,dhe falë ndihmës së Zyrës për çështje të komuniteteve pranë Kabinetit të Kryeministrit dhe Komunës së Novobërdës problemin e kësaj familjeje tani më është zgjidhur.
Kryetari i Komunës falemnderoi z.Popoviq për ndihmën që është ofruar.Familja Abazi ka jetuar në kushte të vështira dhe qellimi i gjithë neve është që kudo që ka raste të vështira të mundohemi që të ju ndihmojmë.Mirpo të gjitha këto raste të vështira nuk kem mundësi me i zgjidhë por fal ndihmës së miqëve tanë po mundohemi që të ju plotësojmë kushte të mira për jetesë qytetarve tanë. Ne e veçuan këtë rast dhe familja Abazi është bërë tani me shtëpi të re për jetesë theksoi kryetari Ymeri duke uruar familjen e Ismet Abazit që në shtëpinë e re të kenë një jetë të lumtur dhe ta trashëgojnë.
Ndërsa z.Srgjan Popoviq Drejtor për qështje të komuniteteve nga Zyra e Kryeministrit theksoi se bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri është duke vazhduar,dhe ne urojmë që kjo familje ta gëzoj këtë shtëpi tash e tutje pasi që ka jetuar në kushte të rënda.

