U bë promovimi solemn i Strategjisë së Zhvillimit të Kulturës në Komunën e Novobërdës
Drejtori i Arsimit dhe Kulturës në Komunën e Novobërdës z. Adem Abazi së bashku me z.Florent Mehmeti themelues dhe drejtues i Teatrit Oda në Prishtinë bënë promovimin solemn të Strategjisë së Zhvillimit të Kulturës në komunë të Novobërdës.
Planin Strategjik për Zhvillimin Kulturor në Komunën e Novobërdës është nismë e teatrit Oda dhe Multimedias nga Shkupi në përkrahjen e fondacionit nga Programi Zviceran për Kulturë për Ballkanin Perëndimor dhe Olof Palme-Qendra Ndërkombëtare.
Z.Florent Mehmeti themelues dhe drejtues i Teatrit Oda në Prishtinë theksoi se kjo strategji do të jetë një udhëzues i mirë për të ardhmen që kjo komunë të ketë një aspekt kulturorë shumë më të zhvilluar,meqenëse është një prej arsyeve që ne e kemi zgjedh Novobërdën është se ka një potencial të pa shtjerrueshëm kulturor e i cili e ndërlidh gjithashtu dhe me aspekte të tjera të përmisimit të mirëqenies së qytetarëve që nënkupton një zhvillim ekonomik,ku këtu përfshihet dhe turizmi kulturor të cilin e posedon komuna e Novobërdës.
Ndërsa Drejtori i Arsimit dhe Kulturës z.Adem Abazi theksoi se Komuna e Novobërdës është e para me një Strategji Kulturore të aprovuar dhe është e përfshirë në këtë projekt në mesin e tri komunave të Kosovës,ky është një planë shumë i rëndësishëm i cili do të jetë mekanizëm nëpërmjet të cilit do të behën hapat e parë në zhvillimin kulturor dhe të bizneseve te ndryshme kulturore.

