Në Kështjellën e vjetër të Komunës së Novobërdës u organizua “Dita Ndërkombëtare e Demokracisë”
Misioni i OSBE-së organizoi një ngjarje me grupet e grave dhe të rinjëve,përfaqësues nga komunat e Kosovës për të shënuar fundin e një serie aktivitetesh të organizuara me rastin e javës së demokracisë, e cila kishte filluar më 15 shtator – Dita Ndërkombëtare e Demokracisë.
Drejtori i qendrës regjionale të OSBE-së në Gjilan z. Urlrich Biffar,theksoi se është kënaqësi që kjo ditë po shënohet në këtë vendë të shkëlqyer,dhe ju deshirojë që të kaloni orë të mira në këtë ditë pra Ditën e Demokracisë dhe një falenderim të veçant kam për Kryetarin e kësaj Komune z.Bajrush Ymeri i cili na përkrah në çdo hap.
Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri i përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit nga mbarë Kosova,Grupet e Veprimit Rinor Lokal,Grupet jo formale të Grave dhe me këtë rast theksoi:falemnderojë përzemërsisht Drejtorin e OSBE-së dhe gjithë stafin e tij që kan përzgjedhur pikërisht komunën tonë për organizimin e këtyre aktiviteteteve për të shënuar një ditë shumë të rëndësishme-ditën e demokracisë.Është knaqësi të ju kemi këtu pikërisht duke shënuar këtë datë të rëndësishmë Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.Demokracia ka një histori 2500 vjeqare dhe paraqet formë të qeverisjes së shumicës së qytetarëve me shtetin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Vete fakti se demokracia ka nje histori aq te gjate tregon se demokracia vazhdimisht eshte avancuar deri në këtë masë të cilën e përjetojmë edhe ne por kjo nuk do të thotë se e ka arritë përsosshmërinë dhe nuk ka vend dhe hapsirë për tu avancuar ende. Prandaj me këtë rast ju lus të gjithë juve sepse ju jeni e ardhmja e Kosovës që vazhdimisht të përpiqeni që vlerat e demokracisë ti ruani dhe ti kultivoni’’.
Ndërsa Mensur Morina Kryetar i Këshillit Qendror Rinor theksoi se ne sot e festojmë Ditën e Demokracisë në Kosovë,pikërisht e kemi zgjedhur këtë vend kaq piktoresk,në këtë vend në të ardhmën edhe më shumë duhët të zhvillohet turizmi,Kosova sepse ka vende të bukura,dhe ju jeni ata të rinjë që në të ardhëmën ti jetësoni këto vlera dhe këto kultura që i kemi.
Ngjarja mbledhi Këshillat Lokale të Veprimit Rinor, zyrtarët komunal të rinjve, gratë e grupeve joformale dhe anëtarë të rinj të kuvendeve komunale nga e gjithë Kosova, të cilët diskutuan tema që lidhen me rininë dhe femrat për fuqizim të tyre dhe pjesëmarrje.
Konkluzionet nga diskutimet do të ndahen me autoritetet komunale dhe do të përdoren si rekomandime në mënyrë që të përmirësohet gjithëpërfshirja dhe pjesëmarrja në nivel lokal. Ngjarja vazhdoi me koncert nga një Rock Grup nga Gjilani dhe ushqim nga skara.
