Njoftim për të gjithë qytetarët e Komunës së Novobërdës
N J O F T I M
Të nderuar qytetarë të Komunës së Novobërdës, ju njoftojmë se, Komuna e Novobërdës në mbështetje të Projektit Zvicër –Kosovë për qeverisje lokale dhe decentralizim LOGOS, ka përfunduar Draft-Planin Zhvillimor Komunal , i cili përcakton të ardhmen e zhvillimit ekonomik, infrastrukturës, shfrytëzimin e tokës dhe mjedisit si dhe çështjeve demografike dhe sociale të komunës së Novobërdës.
Draft-Plani Zhvillimor Komunal për Komunën e Novobërdës, është dokumenti më i rëndësishëm i komunës që përcakton kahet e zhvillimit të saj në 10 deri 15 vitet e ardhshme, andaj pjesëmarrja e qytetarëve në debatin e këtij dokumenti ka një rëndësi të veçantë që Plani Zhvillimor Komunal të jetë në përputhje me interesat e tyre.
Prandaj, përfaqësues të partive politike, organizatave dhe shoqatave jo qeveritare, profesorë dhe arsimtarë, afaristë, artistë, fermerë, sportistë,përfaqësuese të shoqatave të grave si dhe ju qytetarë të tjerë nderuar, ju ftojmë, që të jeni pjesë aktive e “Draft Planit Zhvillimor Komunal për Komunën e Novobërdës”,dhe ti jepni vrejtjet dhe komentet e juaja .

Nga data 18.09.2012 e deri me datë 18.11.2012 i gjithë materiali do të jetë i ekspozuar në hyrje të objektit të komunës në katin përdhese dhe në sallën e Asamblesë Komunale, ku jeni të lirë dhe keni mundësinë që vërejtjet,komentet,propozimet dhe idet e juaja ti paraqitni gjatë ditëve të punës e Hëne-Premte duke filluar në ora 08:00-16:00 në fletoren e cila gjendet në këtë sallë.
Mbesim me shpresë se do të gjeni kohë për të na vizituar.
Me respekt,