Njoftim për qytetarë
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Novobërdës se Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri së bashku me Drejtoreshën e Programit Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive (DEMI) znj.Ginka Kapitanova,do të bëjnë prezantimin e punës në zyrat satelitore të cilat kryen shërbime për qytetarë në fsh.Pasjak dhe Stanishor.
Prezantimi do të bëhet në zyrën satelitore në f.sh Pasjak me datë 24 shkurt në ora 14:00.
Në zyrat satelitore në Pasjak dhe Stanishor qytetarët mund ti kryejnë këto shërbime:
Çertifikatën e Lindjes, Çertifikatën e Vendbanimit, Çertifikatën e Statusit Martesor, Çertifikatën e Martesës, Çertifikatën e Vdekjes, Çertifikatë Jete, Çertifikatën e Bashkësisë Familjare dhe Çertifikatën e Shtetësisë.