U mbajt Mbledhja e parë e Kuvendit Komunal Novobërdë për vitin 2012
Me datë 31 janar 2012 u mbajt mbledhja e Kuvendit Komunal Novobërdë,në këtë mbledhje ishin të pranishëm Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri,Kryesuesja e Kuvendit Komunal Drejtor të Drejtorive ,Anëtarët e Kuvendit Komunal,OSBE-ja,dhe KFOR-i.
Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri para se të filloj mbledhja prezantoj para të gjithëve projektin të cilin ka lansu Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ku ky projekt është ”Instalimi i Sistemit të Monitorimit dhe Komunikimit përmes Teleprezences”.
Realizimi i këtij projekti vjen si rezultat i domosdoshmërisë për te rritur efikasitetin me rastin e monitorimit të Komunave si dhe nevojës për të avancuar sistemin e komunikimit me Komunat.
Me këtë rast instalimi i paisjeve të quajtura “Teleprezenca” ka përprsit e përdorimit të vet dhe për MAPL-në në njërën anë,edhe për Komunat në anën tjetër,e para është përmbushja e detyrimit ligjor të MAPL-së në lidhje me mbikqyrjen e punës së Kuvendeve të Komunave dhe avancimi i komunikimit ndërmjet nivelit qendror dhe lokal u shpreh Kryetari z.Ymeri.
Pikat e rendit të ditës ishin këto ku me shumicën e votave u aprovuan të gjitha
1.Aprovim i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e K.K-së;
2.Raporti i Kryetarit të Komunës për periudhën njëvjeqare të vitit 2011;
3.Prurja e vendimit për lirimin nga tarifat, ngarkesat komunale për bizneset individuale;
4.Aprovimi i raportit të Drejtorisë së Arsimit për përfundimin e vitit shkollor të gjysëmvjetorit të parë 2011/2012 dhe fillimin e vitit shkollor të gjysëmvjetorit të dytë;
5.Aprovimi i Draft Planit të Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2012;
5.Aprovimi i Draft Planit të Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2012;
6.Të ndryshme.
Po ashtu në këtë mbledhje u mor vendim për Aprovimin e raportit të Drejtorisë së Arsimit për përfundimin e vitit shkollor të gjysëmvjetorit të parë 2011/2012 dhe fillimin e vitit shkollor të gjysëmvjetorit të dytë,vendim për lirimin nga tarifat, ngarkesat komunale për bizneset individuale dhe vendim për Planin e Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2012 .