Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri priti në takim Togerin z.Matt Alexander,me detyrë të re në zyrën e LMT-së 2 në Novobërdë me bashkëpunëtorët e tij
Fillimish Kryetari z.Ymeri faleminderojë Togerin z.Matt Alexander LMT 2 për vizitën dhe pastaj i njoftoi të pranishmit me situatën në Komunë,lidhur me rrjedhat aktuale me procesin e decentralizmit, raportet ndërmjet komuniteteve, situatën e sigurisë si dhe proceset e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit rural.
Kryetari z.Ymeri u shprehë i kënaqur për bashkpunimin e mirë qe kemi pasur me te gjitha rotacionet e LMT-së dhe theksoi se do të vazhdon bashkëpunimi mjaftë i mirë sikurse me rotacionet e më herëshme që ka pasur zyra e LMT-së në Novobërdë.
“Ju po bëni një punë të mirë për ne dhe ju jem mirënjohës që keni kontribuar në këtë drejtim që çështja e sigurisë të jetë e qetë,në Komunën e Novobërdës liria e lëvizjes dhe situata e sigurisë është në nivelin më të lartë,ne vazhdimisht kem qen shembull i multietnicitetit,bashkëjetesës dhe situas së mirë dhe të qetë,për krejt këtë faleminderimi i veçan i takon qytetarëve të kësaj komune”u shpreh z.Ymeri.
Ndërsa Togeri z.Matt Alexander faleminderoi Kryetarin për pritjen që ja bëri dhe shprehet i kënaqur me punët të cilat janë bërë në aspaktet e sigurisë nga rotacionet e ndryshme të zyrës së LMT-së në Novobërdë,dhe tha se do të vazhdojmë të kemi bashkëpunim të ngushtë në mes vete.