Kryetarë komunash e zyrtarë nga Shqipëria, Bosnja dhe Herzegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova vizituan Komunën e Novobërdës,të cilët u priten nga Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri dhe stafi i tijë
Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri u shpreh i kënaqur që pikërisht Komuna e Novobërdës të jetë pjesë e vizitës së tyre.
Në këtë takim Kryetari z.Ymeri i njoftoi të pranishmit , lidhur me rrjedhat aktuale në komunën e Novobërdës, me procesin e decentralizmit, raportet ndërmjet komuniteteve, situatën e sigurisë si dhe proceset e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit rural në Komunën tonë.
Ndërsa Igor Gaon nga këshilli i Evropës faleminderoj Kryetarin që i ka prit në takim dhe thot se është një përvoj e mirë që po përfitojmë nga komuna juaj,komuna e Novobërdës është një shembull i mirë rreth kryerjes së shërbimeve për qytetarë.
Të pranishmit patën rastin që të shtrojnë pytje rreth zhvillimit të komunës,rreth decentralizimit,të hyrave etj ,ku Kryetari Ymeri u përgjigj me knaqësi.

