NJOFTIM PËR DITËN E TOKËS
Ju njoftoj se për nderë të “Ditës së Tokës” më datë 22.04.2011, Drejtoria e Urbanizmit, Kadastrit Mbrojtjës dhe Mjedisit, organizon aktivitetin për pastrimin e mbeturinave në tërë territorin e Komunës së Novobërdës.
Pjesë e aktivitetit të pastrimit në këtë ditë do të jenë:punëtorët e komunës, mësimdhënësit,nxënësit e shkollave, punëtorët e shëndetësisë, Qytetarët tanë, KFOR-i OSBE-ja dhe OJQ-të.
Në këtë ditë do të bëhët dhe promovimi i shërbimit të mbledhjes së mbeturinave të Komunës së Novobërdës me moton”Novobërdë e pastër dhe e bukur”.Do të bëhet dhe shpërndarja e fletushkave që ka për qëllim ngritjen e vetëdijës së qytetarëve për shërbimin e mbledhjes së mbeturinave të Komunës së Novobërdës dhe hapat që qytetarët duhët të ndermarrin që këtë shërbim ta kenë përgjithmonë.
Fillimi i këtij shërbimi është ndihmuar nga USAID-projekti DEMI,në bashkpunim të ngushtë me Komunën tonë.
Me respekt, Drejtori i Urbanizmit, Kadastrit Mbrojtjës dhe Mjedisit z.Skender Avdyli.