Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës z. Agim Çeku vizitoi Komunën e Novobërdës
Në kuadër të fushatës për rekrutimin e të rinjve, për tu bërë pjesëtarët të komponentit aktiv, sot Ministri i FSK-së z.Agim Çeku i shoqëruar edhe nga gjeneralmajori z.Kadri Kastrati vizituan komunën e Novobërdës, ku u prit nga kryetari z.Bajrush Ymeri.
Me këtë rast Ministri z.Agim Çeku e njoftoi kryetarin z.Ymeri me të arriturat e FSK-së, si dhe për punën që po bëhet për plotësimin e kapaciteteve të plota operacionale.
Me këtë rast Ministri z.Agim Çeku e njoftoi kryetarin z.Ymeri me të arriturat e FSK-së, si dhe për punën që po bëhet për plotësimin e kapaciteteve të plota operacionale.
Kryetari i komunës z.Bajrush Ymeri dhe Ministri i FSK-së,z Agim Çeku, më pas biseduan edhe me shumë të rinj të kësaj komune të të gjitha komuniteteve.
Ministri z.Agim Çeku u bëri thirrje të gjithë të rinjve të kësaj komune, që të aplikojnë për ta veshur uniformën e FSK-së, e sidomos apeloi te të rinjtë e komunitetit serb.
Z.Çeku me këtë rast u foli për kushtet e mira, me të cilat disponon FSK-ja, dhe për përparësitë që do ti kenë gjatë jetës së tyre, kushteve të mira materiale si dhe ngritjes profesionale në karrierë.
Ndërsa kryetari z.Ymeri pasi e falënderoi Ministrin e FSK-së, për vizitën, premtoi angazhimin e tij personal, dhe shprehu gatishmërinë për njoftimin e të rinjve të kësaj komune,që të aplikojnë sa më shumë, për t’u bërë pjesëtarë të FSK-së.
