Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri me stafin e tij pritën në një takim drejtorin e kompanisë ,,Higjiena’’ nga Gjilani z.Bajram Isufi me bashpunëtorë.
Në fillim kryetari i njoftoi përfaqësuesit e kompanisë ,,Higjiena” për situatën dhe zhvilllimet në Komunën e Novobërdës me procesin e decentralizimit dhe po ashtu edhe me situatën momentale në fushën e menagjimit të mbeturinave.Po ashtu Kryetari falemnderojë përzemërsisht Drejtorin për bashpunimin që kanë pasur deri më tash në fushën e menagjimit të mbeturinave sipas kontratës e cila ka përfunduar më 30 shtator 2010.
Drejtori z.Isufi pasi njoftoi Kryetarin me veprimtarin e kompanisë kërkoi që të vazhdohet bashpunimi në menagjimin e mbeturinave.Pas bisedës që patën zyrtarët Komunal dhe kompanisë u dakorduan që të punohet në drejtim të themelimit të një njësiti që do të jetë pjesë përbërëse e kompanisë ,,Higjiena” në mënyrë që të fillohet me menagjimin e mbeturinave në Komunën e Novobërdës.