4 korriku Dita e Pavarësis së Shteteve të Bashkuara të Amerikës,u shenua dhe në Komunën e Novobërdës
Kjo kremt që u organizua nga Komuna e Novobërdës për festuar Pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 4 korrik, vije pas nismës së kryetarit të komunës,z.Bajrush Ymeri dhe kryetarit të Shoqatës “Miqtë e Amerikës&Bill Clintonit” Agim Rexhepi,në këtë kremte që vlerësohet e një rëndësie të veqantë,ka pasur dhe disa aktivitete të rëndësishme, ku përveç emërtimit të një rruge me emrin e ish-presidentit të SHBA-së, George W.Bush, u ndahen edhe shpërblimet për nxënësit fitues të esesë “Pse e dua Amerikën”, dhe koncert nga Shoqëria Kulturore Artistike (SHKA) “Artana”e aktivitete tjera.
Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri me këtë rast është shprehur i lumtur që komuna e Novobërdës ka nderin që këtë përvjetor ta kremtoj me këtë simbolik. “Jemi tubuar sot për të festuar përvjetorin e 235 të pavarsisë së shtetit tonë mik Shteteve të Bashkuara të Amerikes,ju e dini që kjo festë tradicionalisht për çdo vit festohet edhe në kryeqendrën tonë në Prishtinë ndërsa këtë vit kem filluar të bëjmë diçka ndryshe që këtë festë ta festojmë për herë të parë edhe në komunën tonë,qytetar të komunës së Novobërdës,Kosovës,si shumë qytetar të vendeve që sot njihen si vende anëtare të Bashkimit Evropian,e gjithandej në botë,i janë mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbrojtjen e lirisë së tyre gjatë periudhave të ndryshme të shekullit të XX.Në mesin e qindra milionave tjerë gjithandej,2 milion banor të Kosovës sot bartin me vete ndjenjën e thellë të mirënjohjes për rolin e SHBA-ve,dhe janë krenar duke qenë në krah të SHBA-ve në kohë të mira,dhe në kohëra sfidash,në shekullin XXI SHBA-të po bëjnë atë që dinë më së miri,mbrojtjen dhe avancimin e lirisë në një botë në progress”.
Kryetarit të Shoqatës “Miqtë e Amerikës&Bill Clintonit” z.Agim Rexhepi tha se 4 korriku është një manifestin që në SHBA-të festohet me dinjitet,respekt dhe dashuri,ne nga Kosova kemi dasht që të gjith popullit Amerikan të ju dërgojm një mesazh që neve na keni përkrahës,sepse kur ne kemi pas nevoj për ju ju keni qen të parët që na keni dal në ndihmë.
Ndërsa Komandanti i Kampit Bondsteel z.Daniel Stark tha se jam shumë i prekur për ndjenjat që i keni të qarta për SHBA-të,ftesa e juaj dhe ky veprim që e keni bërë sot do të thot shumë për mua dhe për të gjith ushtarët Amerikan që janë në Kosovë,me këtë veprim po më bëni të ndihem krenar që jam pjestar i KFOR-it dhe që jam sot këtu me ju.
