”Ngritja e Transparencës dhe Përgjegjësisë Komunale Përmes Komunikimit të Jashtëm”
Komuna e Novobërdës ka marrë pjesë plotësisht dhe në mënyrë efektive në implementimin e projektit të OSBE-së: "Ngritjen e Transparencës dhe Përgjegjësisë Komunale Përmes Komunikimit të Jashtëm" në bashkëpunim me Ekipin Komunal të OSBE-së në Novobërdë instaluan shenjat si aktivitet kryesor i së cilës është emërtimi i zyrave në dy gjuhë zyrtare.
Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri, shefi i personelit z.Sylejman Avdyli dhe një numër i stafit nga administrata komunale falënderuan OSBE-në për iniciativën e cila ndihmon komunën në ngritjen e transparencës, ofron shërbime më të mira qytetarëve të komunës, dhe ndihmon administratën e komunës në kryerjen e detyrës në mënyrë më të mirë dhe profesionale.