Sot në komunën e Novobërdës janë shpërndarë 24 pako pajisje bletare për anëtarët e shoqatës së bletarëve Matica-NB nga Novobërda.
Shoqata e Bletarëve Matica-NB nga Novobërda është shoqatë e re dhe momentalisht ka 32 anëtarë me rreth 800 koshere.
Mënyra e vetme ka qenë që të bashkohemi dhe në këtë mënyrë të aplikojmë në këtë projekt. Ne jemi një shoqatë e re e formuar e cila mbledh anëtarët nga të gjitha vendbanimet në komunën e Novobërdës si dhe komunat për rreth.
Ideja e jone që të shoqërohemi është përkrahur nga komuna e Novobërdës dhe nga ana e Kryetarit Ivanoviq ku shërbimi na ka ndihmuar gjatë regjistrimit të shoqatës, dhe ja sot kur kemi ardhur te shpërndarja e këtyre pakove për bletar me ne është edhe kryetari ku na përkrah në të gjitha aktivitetet, theksuan anëtarët e shoqatës.
Vlera e këtij projekti është 15.000 euro dhe është financuar nga ana e organizatës RESI, komuna e Novobërdës me pjesëmarrje të shfrytëzuesve prej 10 %.