Kryetari i komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq sot në kuadër të programit për zhvillimin e bujqësisë, bujqve nga komuna e Novobërdës dorëzoi motokultivatorët.
Ivanoviq theksoi se komuna do të vazhdoj dukshëm t’i përkrah bujqit dhe se kjo është vetëm fillimi, vitin e ardhshëm komuna do të ndaj mjete të konsiderueshme për këtë qëllim ku do të përfshihen të gjithë bujqit.
Sot kamë biseduar me shumë shfrytëzues të këtij programi dhe të gjithë theksuan se me motokultivatorët do t’u lehtësohen punët në fushë dhe në serra dhe vërehet një kënaqësi te të pranishmit.
Vitin e ardhshëm planifikojmë që të gjithë bujqit t’i organizojmë që përmes shoqatave të jenë konkurrent në treg t’i plasojnë produktet e tyre me çmimet më të mira.
Bujqit shprehën falënderim komunës së Novobërdës dhe Kryetarit Ivanoviq për këtë donacion ndihme dhe theksuan se motokultivatorët kanë qenë më së të nevojshëm për kryerjen e punëve bujqësore.