Komuna e Novobërdës, dhe projekti Zvicër – Kosovë për qeverisje lokale dhe decentralizim – LOGOS, organizuan debatin me qytetarë me temë: Hartimi i Planit Zhvillimor Komunal
Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri,Koordinatori i projektit LOGOS, z. Norbert Pijls,Përfaqësuesja nga Ministria e Planifikimit Hapsinor znj.Suzana Goranci,Koordinatori i Grupeve Punuese z.Skender Avdyli,anëtarë të grupeve punuese,përfaqësues të partive politike, organizatave dhe shoqatave jo qeveritare, profesorë dhe arsimtarë, afaristë,fermerë, sportistë,përfaqësuese të shoqatave të grave si dhe qytetarë të tjerë.
Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri theksoi se këto plane përcaktojnë të ardhmen e zhvillimit ekonomik,infrastrukturës,shfrytëzimit të tokës dhe mjedsit si dhe qështjeve të tjera demografike dhe sociale të komunës së Novobërdës.
Plani Zhvillimor Komunal për Komunën e Novobërdës, është dokumenti më i rëndësishëm i komunës që përcakton kahet e zhvillimit të saj në 10 deri 15 vitet e ardhshme, andaj pjesëmarrja e qytetarëve në hartimin e këtij dokumenti ka një rëndësi të veçantë që Plani Zhvillimor Komunal të jetë në përputhje me interesat e tyre.Dhe pikërisht për këtë,pjesëmarrja dhe kontributi i juaj në debat është me një domethënie të veçantë për të ardhmen e komunës.
Koordinatori i projektit LOGOS, z. Norbert Pijls u shpreh i kënaqur rreth punës e cila është bërë deri tani në Planin Zhvillimor Komunal në Komunën e Novobërdës.
Ndërsa Koordinatori i Grupeve Punuese z.Skender Avdyli njëkohësishtë dhe Drejtor i Urbanizmit dhe Kadastrit,tha se siç jeni tani më të informuar ne po punojmë ngushtë me organizaten LOGOS dhe me grupet punuese për të hartuar këto plane zhvillimore komunale,tani më kan përfunduar dy faza dhe jemi në përfundim edhe të fazës së tretë,për realizimin e këtyre planeve një faleminderit i veqant i takon Kryetarit të Komunës z.Bajrush Ymerit që ka shprehë bashkëpunim të ngusht për këto plane dhe projektin LOGOS.
Në këtë takim qytetarët patën rastin që të punojnë në grupet punuese,të shprehim mendimin dhe idet e tyra ku nga këto grupe u nxorrën këto proritete.Prioritetet e nxjerra nga grupet e qytetarëve:Grupi Demogafia dhe Qeshtja Sociale;
Hapja e një qendre trajnuese profesionale për nevojat e tregut të punës,Hapja e një Gjimnazi në Llabjan,Festival Tradicional Komunal,Mermetimi dhe hapja e Kishës Ilirodardane në Stanishor
Grupi i Zhvillimit Ekonomik;Zvoglimi i papunësisë ,Miniera,Gurëthyesit,Zonat Industriale,Fabrikat,Partneriteti publikoprivat,Infrastruktura,Zona ekonomike,Kultivimi i bimëve dhe frutave,(Bujqësia),Zhvillimi i turizmit (ekoturizmi)
Grupi Punues për Infrastrukturë;Sigurimi i Infrastrukturës ujore,Sigurimi i Infrastrukturës rrugore,Sigurimi dhe trajtimi i mbeturinave dhe ujërave të zeza,Riparimi dhe zhvillimi energjetik (energjia e ripertrishme),zhvillimi i shërbimeve të telekomunikimit (fibrat optik).
Grupi Punues për Shfrytëzimin e tokës;Hartimi i planeve rregullative urbane për këto fshatra; Novobërdë,Llabjan,Pasjak,Koretishtë,Trajtimi i zonave të mbrojtura,Kala dhe Kisha e Dragancës,Trajtimi i zonës së ujrave,Trajtimi i vendbanimeve jo formale,Mbrojtja e tokës së vlefshme bujqësore blektorale,zona bujqësore Kufca,Stanishor,Koretishtë,Pasjak dhe Llabjan,Zona blektorale,Izvori,Jasenoviku,Novobërda,Mbrojtja e pasurisë pyjore në tërë Komunën,Mbrojtja e resurseve nëntoksore,Zona e Bostanit si zonë minerale,Mbrojtja e pasuris ujore,zona në Llabjan,Izvor,Tërniqevc,Kufc,Stanishor,Identifikimi i zonave për prodhimin e energjisë alternative,Mbrojtja e arit.

