Me datë 18 shtator 2010 Kryetari i komuës z.Bajrush Ymeri merr pjesë në Konferencen Rajonale në Shkup me Temen:”Rishikimi i Politikës kulturore lokale identiteti i ri dhe Paradigëm e re “.
Mungesa e burimeve njerëzore, ndikimi i politikës në vendimmarrje në nivel qendror e lokal, si dhe mungesa e fondeve financiare, janë ndër faktorët kryesorë që pengojnë zhvillimin e projekteve kulturore në vend dhe rajon.
Këto ishin konstatimet kryesore të pjesëmarrësve në konferencës rajonale,që po mbahet në Shkup, si pjesë e projektit “Kultura prej të gjithëve dhe për të gjithë”.
“Duhet të kalojnë gjenerata që të ndryshohen kornizat mentale. Edhe pse disa qeveri paralajmëronin njerëz të rinj, progresiv, megjithatë mendoj se ende ndikimi i partive politike është i madh”, thotë Violeta Simjanovska, organizatore.
Sipas drejtorit të teatrit ‘Oda’ të Prishtinës, arsyeja e bashkëpunimit të vogël ndër-rajonal nuk është mosgatishmëria për bashkëpunim, por mungesa resurseve financiare.
“Këtu ka një ngecje të vogël dhe nuk ka të bëjë shumë me bashkëpunime ndërshtetërore sa ka të bëjë me mungesa të resurseve si në Maqedoni edhe në Kosovë. Ne kemi problem bashkëpunimin edhe brenda Kosovës. Është bukur e vështirë një shfaqje të shëtis prej Prishtinës në Prizren sepse mungojnë fondet”, ankohet Florent Mehmeti, drejtor i Teatrit ‘Oda’-Kosovë.
Me gjithë fondet e pakta, disa nga komunat tashmë duke shfrytëzuar bukuritë e natyrës dhe monumentet historike kanë filluar të përgatisin projekte për të tërhequr turistë nga vendi por dhe rajoni.
“Kemi një pasuri të trashëguar nga e kaluara që është shumë interesante për njerëzit të cilët vijnë e i vizitojnë. Kemi një kala shumë të lashtë me një histori të veçantë. Pastaj, ka monumente tjera arkeologjike të cilët ende presin hulumetime të reja”, thotë Bajrush Ymeri, Kryetar i Komunës Novobërdës.
“Momentalisht jemi duke punuar në ashtuquajturin Marshi i diplomatik, ku do të marrin pjesë diplomatët e akredituar në Maqedoni, që do të bëjnë njëfarë shëtitje në Malin Sharr do të kemi mundësi që edhe ata ti njoftojmë me specialitetet tona, me mikpritjen tonë, tek e fundit Gostivari në etimologjinë e tij e përmban mikpritjen”, shprehet Shepnd Kaprolli, përfaqësues i komunës së Gostivarit.
Në konferencën tre ditore, iniciatorë të cilës janë Multimedia nga Shkupi dhe Teartri ‘Oda’ nga Prishtina, marrin pjesë përfaqësues të organizatave të ndryshme kulturore, drejtues të institucioneve të kulturës nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja dhe Shqipëria.