Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz
Në 14 vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri së bashku me Drejtoret e Drejtorive, zyrtar të tjerë Komunal,përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së dega në Novobërdë kan bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz.
Me këtë rast Përfaqësues nga Komuna e Novobërdës nderuan luftën e lavdishme të komandantit legjendar Adem Jashari, familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të tyre.
Beteja e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 përkujton luftën heroike të dëshmorëve tanë si dhe vuajtjet, vrasjet dhe dëbimet e popullsisë civile.