Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri së bashku me Kryesuesen e Kuvendit Komunal znj.Shefkije Mehmeti morën pjesë në Konferencen Ndërkombëtare për Vetëqeverisje Lokale“Forcimi i qeverisjes lokale përmes promovimit të vlerave Evropiane”
Në këtë konferec ishin të pranishëm përfaqësues të lartë politik nga Kosova, Kroacia, Sllovenia, Irlanda e Veriut, Maqedonia, Mali i Zi dhe ekspertë nga rajoni dhe më gjerë.
Konferenca filloi më 14 shtator në ora 10:00, në Prishtinë “Ndërtesa e Qeverisë, Ish-Pallati i Shtypit” ndërsa vazhdoi më 15 shtator në Komunat: Prizren, Mitrovicë dhe Novobërdë.
Përfaqësues politik nga Kosova (dhe misionet diplomatike ndërkombëtare në Kosovë): z. Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës, z. Slobodan Petrovic, Zëvendës Kryeministër i Kosovës dhe Ministër i Ministrisë së Pushtetit Lokal, znj. Tracey Ann Jacobson, Ambasadore e SHBA në Republikën e Kosovës, z. Samuel Zhbogar, Përfaqësues i BE-së në Kosovë, z. Pieter Faith, Shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë,deputet të Kuvendit të Kosovës, Ministra, përfaqësues nga organizatat donatore, kryetarë komunash dhe përfaqësues nga shoqëria civile.
Organizmi i Konferencës Ndërkombëtare për Vetëqeverisje Lokale dhe Panairi i Komunave u karakterizua me reformat në qeverisjen lokale në Kosovë siç janë avancimin e legjislacionit, strategjia për qeverisje lokale si dhe krijimin komunave të reja.
Të arriturat në fushën e qeverisjes lokale në vend, imponojnë mobilizim dhe vullnet institucional për promovuar njërën ndër fushat më interes për vendin dhe qytetarët që është afirmimi i vlerave dhe të arriturave në fushën e qeverisjes Lokale konform standardeve evropiane.
Po ashtu në kuadër të Konferenca Ndërkombëtare për Vetëqeverisje Lokale, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, u hap Panairi i Komunave,ku hapjen e Panairit e bëri Presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga dhe Zëvendëskryeministri z. Slobodan Petrovic.
Në këtë panairin Komunat e Kosovës do të prezantojnë punime që karakterizohen me traditat dhe vlerat historike organizative e popullore në Kosovë.
Ky panair është një mundësi konkuruese mes Komunave, pasi në kuadër të këtij Panairi do të ketë edhe ndarje shpërblimesh për tre Komunat fituese.
