Ftesë për shënimin e ditës ndërkombëtare të demokracisë në mbarë Kosovën
22 Shtator, Novo Brdo/Novobërdë kështjella e vjetër
I nderuari pjesëmarrës/E nderuara pjesëmarrëse,
Përzemërsisht ftoheni që të merrni pjesë në shënimin e ditës së demokracisë në mbarë Kosovën. Kjo ditë do të shënohet në Novobërdë të shtunën më 22 shtator, ku do të mblidhen Këshillat e Veprimit Rinor Lokal (KVRL-të), zyrtarët rinor, grupet e grave si dhe anëtarët e rinj të asamblesë komunale në mbarë Kosovën.
Aktiviteti në fjalë, është një ndër aktivitetet e OSBE-së, që ka për qëllim përkrahjen e pjesëmarrjes së rinisë dhe grave nga të gjitha komunitetet në vendimmarrje lokale dhe njëkohësisht fuqizimin e qeverisjes gjithëpërfshirëse.
Rinia dhe pjesëmarrja e grave është një ndër shtyllat kryesore të qeverisjes së mirë dhe demokracisë- andaj le të festojmë së bashku!
Takimi do të fillojë me një diskutim në grupe në temat që kanë të bëjnë me fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë, i cili do të pasohet nga një koncert roku, ushqime nga skara dhe pije freskuese.
Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj te Afrim Nesreti (afrim.nesreti@osce.org), tel 038 500 162 ext 1554 Presim të ju takojmë në koncert.
Me respekt,
Menaxherët e projektit