E mërkurë 15 shtator 2010 Agjensioni për zhvillim regjional lindje(RDA East) ka organizuar një seminar tre ditor në Preval për zyrtarët e Komunave të reja të dala pas procesit të decentralizimit.
Tema e seminarit ka qenë shkëmbimi i përvojave & ngritja e kapaciteteve.
Në këtë seminar nga Komuna e Novobërdës kanë marrë pjesë ditën e parë Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri së bashku me drejtorin e Financave z.Gani Mustafa dhe zyrtarin për zhvillim ekonomik z.Sabedin Vllasaliu pastaj seminarin treditor e ka vazhduar zyrtari për zhvillim ekonomik.
Në një fjalim që pati Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri i njoftoi të pranishmit me situatën momentale në Komunën e Novobërdës sidomos pas procesit të decentarlizimit dhe nga zyrtarët e Komisionit Evropian kërkoi që Komunëa e Novobërdës të përkrahet sepse me këtë process të decebtarlizimit ka marrë shumë teritor në krahasim me atë që e ka pas deri tani.