Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri i shoqëruar nga Nënkryetari për komunitete Z.Radovan Deniq dhe drejtoresha per komunitete dhe kthim zonja Jasmina Deniq vizituan në spitalin e Graqanicës të plagosurit nga shpërthimi që ndodhi në fshatin Bostan.
Kryetari pas informatave që mori nga mjeku kujdestar se të gjithë të lënduarit janë në gjendje të mirë përveq njërit që është transferuar në spitalin e Nishit ai të lënduarve ju uroj shërim dhe kthim sa më të shpejt në familjet e tyre.
Pastaj ky delegacion vizitoi edhe familjet e të plagosurve në fshatin Bostan ku së bashku shprehen shqetësimin e tyre për këtë që ka ndodhë sepse atë natë njerëzit ishin tubuar për të festuar.Në atë festë ka pas njerëz të moshave të ndryshme dhe fatëmirësisht nuk ka ardh deri të më e keqja që të kemi edhe pasoja me fatalitet.
Po ashtu Kryetari shprehu mirënjohjen edhe për të gjithë ata të cilët urgjent i kanë dërguar në spital dhe po ashtu edhe për ekipin mjekësor që po kujdesen për shërimin e tyre.
Po ashtu Kryetari shprehu mirënjohjen edhe për të gjithë ata të cilët urgjent i kanë dërguar në spital dhe po ashtu edhe për ekipin mjekësor që po kujdesen për shërimin e tyre.