Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri se bashku me Nënkryetarin për kumunitete z.Radovan Deniq më datë 01.09.2010 vizituan Ministrin e Drejtësisë z. Haki Demolli. Qëllimi i kësaj vizite ishte që të diskutohen me ministrin dy qështje:
-Zyra nderlidhese e gjykates komunale qe funksionon ne komunën e Novobërdës dhe
-Themelimi i gjykatës komunale në Novobërdë.
Ministri ka njoftuar z.Ymerin dhe z.Deniq me draftin e ri të ligjit për riorganizimin e gjykatës,e cila do të jetë e aprovuar në Kuvend.
Propozimi është që sistemi i ri të jetë i tillë që të funksionoj me shtatë gjykata themelore,të cilat pastaj do të kenë degët e veta në Komunat e tjera ,duke kyçur edhe Komunat e reja që kanë dalë nga decentralizimi.Riorganizimi do të përfundoj deri më 31 dhjetor 2012.
Dhe pasi që të ketë përfunduar kjo atëherë zyrave ndërlidhëse do të pushojnë së funksionuari.