Sotë me datë 11 Tetor 2010 Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri priti në një takim Drejtorin e zyrës regjionale të OSBE-së në Gjilan z.Biffar Ulrich.
Qëllimi i parë i këtij takimi ishte prezantimi i ekipës së re e cila do të punoj në Komunën e Novobërdës.Është kjo znj.Rosa Mora e cila vjen nga Spanja.
Kryetari z.Ymeri i urojë mirëseardhje dhe tha se besoj qe do të kemi bashkpunim të mir me znj.Rosa Mora si me ekipet e tjera të kaluara.
Drejtori i zyrës regjionale të OSBE-së në Gjilan z.Biffar Ulrich tha se sa më shpesh që po vij ta vizitoj komunën e juaj aq më shumë po më ngritet interesimi për këtë komunë.Novobërda është një vend i mirë por më shqetësoi operimi i një gurëthyesi në afërsi të kalasë.Nga informata që kam kompania e ka lejen për me vazhdu punën e vet,një gjë dhe një hap që po shkatërron natyrën dhe ndoshta do të ekzistoj një mënyrë për parandalimin e këtij gurëthyesi.
Kryetari tha se vazhdimisht ekipet që kem punuar kemi pasur raporte të mira,dhe kisha falemnderu drejtorin z.Ulrich që brengoset për problemin që kemi me gurëthyesin kohëve të fundit.
Kryetari e njoftoi për problemin e gurëthyesit në terësi,ai tha se gjithashtu takimin që kam pasur me datë 07 Tetor me z.Pieter Feith një prej kërkesave të mija ka qenë zgjedhja e këtij problemi që kemi me gurthyesit.
Z.Ulrich tha se këtë çështje do ta ngris edhe tek Ambasadori im dhe do të shikojmë hapa të mëtutjeshëm,ai në fund kërkoj të ketë mbështetjen nga Kryetari për fillimin e një fushate që të finaconte restaurimin e kalasë së Novobërdës.
Kryetari z.Ymeri faleminderoj z.Ulrich për këtë iniciative dhe tha se unë nuk do të kursehem me mbështetjen time në këtë drejtim në mënyre që më në fund të gjejmë njerëz që do të na ndihmojnë në restaurimin e kësaj kalaje.