Me datë 31.05.2011 duke filluar nga ora 13:00 është mbajtur mbeldhja e Kuvendit Komunal
Në këtë mbledhje morën pjesë anëtarët e K.K.ICO-ja,KFOR-I,po ashtu ishin të pranishëm edhe Drejtorët e Drejtorive,Auditori i Mbredëshëm dhe zyrëtar tjerë komunal.
Rendi i ditës i kësaj mbledhje ishte;
1.Aprovim i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e K.K-së;
2.Aprovimi i raportit vjetor financiar për vitin 2010 (sa i përket kësaj pike materialin e keni marrë në muajin shkurt të vitit 2011);
3.Aprovimi i kërkesës të Drejtorisë së Arsimit për ridestinim të mjeteve në vlerë prej 10.000 € për rregullimin e oborrit dhe rritjen e parkut të lodrave për parafillorë;
4.Raporti i Auditorit të Brendshëm për tenderin e Planit Zhvillimor Komunal;
5.Raporti i Drejtoratit të Bujqësisë për shpërndarjen e plehut;
6.Njoftim rreth përgatitjes së (SIAP) Plani për përmirësimin e shërbimeve për mbeturina;
7.Shqyrtimi i kërkesave;
8.Të Ndryshme.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës dhe u aprovuan me shumicën e votave.
Vlen të ceket se në këtë mbledhje janë shqyrtuar gjithsej shtatë kërkesa të cilat janë drejtuar Kuvendit komunal të cilat kanë qenë të OJQ-ve apo përsonave fizik,ku katër prej tyre janë aprovuar:
1.Më kërkes të shoqatës së të verbeve nga regjioni i Gjilanit që tju ndimohet me mjete financjare,dhe mbazë linjave bugjetore kuvendi vendosi tju ndaj një vler prej 300 ero.
2.Po ashtu edhe shoqatës së penxjonisteve dhe me kërkes të Asambleisteve ju ndanë nje shum prej 700 ero
3.Shoqatës së të rinjëvë “Liza” e cila përfshin regjionin e Gjilanit ju nda mjete financjare në vler prej 500 ero.
4.Banoret e kolonis së re dhe të vjeter kanë kerkuar nje parcel prej 10 ari, për nevoja të varezave të reja, pasiqë ne raste të vdekjes duhet të udhetojnë deri më 80 Km.
Kurse dy kërkesa e rradhës janë anuluar, gjegjësisht nuk janë aprovuar për shkakë të mos egzistimit të bazes ligjore, e kërkesa e fundit e permendur është shtyer për s-sionin e radhës së asamble komunale.
Mbledhja e Kuvendit Komunal përfundoj në ora 16:20.