Gjatë ditës së djeshme Kryetari i Komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq ka marrë pjesë në takim me banorët e fshatit Kufc e Epërme, me rastin e incidenteve të fundit në këtë fshat.
Takimi ishte caktuar për në orën 17 :00 dhe është organizuar nga ana e liderit të fshatit z.Predraga Gjorgjeviq.
Me Kryetarin në këtë takim ka marrë pjesë edhe zav. komandati i stacionit Policor të Novobërdës, përfaqësuesit e KFOR-it dhe përfaqësuesit e OSBE-s.
Në këtë takim është biseduar për gjendjen e tanishme të sigurisë dhe është vërejtur shqetësimi dhe frika e banorëve me rastin e incidenteve të fundit.
Pas diskutimeve janë dakorduar edhe si në vijim:
- Formimi i trupës punuese e cila do ti koordinon punët e përbashkëta Komunë, Polici dhe Banor.
- Të përsëritet kërkesa Ministrisë së Punëve të Brendshme për ndërrimin e kategorisë së stacionit Policor të Novobërdës nga kategoria C në kategorinë B.
- Pregaditja e memorandumit të bashkëpunimit të S.P. Novobërdë dhe S.P. të Gjilanit.
- Të rritet prania e policisë në teren prej orës 01-05 pas
- Përmirësimi i bashkëpunimit/koordinimit të Policisë me Qytetarë në gjithë territorin e komunës së Novobërdës.
- Raportim i rregullt i Policisë mbi përparimet dhe avancimet mbi gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunën e Novobërdës.
Takimi është mbyllur në ora 18: 30.

