Edhe përkundër të një numri të madh të takimeve të faktorëve të sigurisë të cilave iu është paraqitur ky problem në komunën tonë, në përpjekje për t’u kthyer tek njerëzit besimi në një të nesërme më të mirë, ne zgjohemi me lajmet e njëjta çdo mëngjes që dikush ka humbur diçka/të mirën e tij.
Mbrëmë gjatë natës tentim vjedhje dhe thyerje, të njëjtën kohe duke iu kthyer familjeve Markoviq Darka dhe Markoviq Sinishes në fshatin Bostan komuna e Novobërdës.
Policia ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe ka bërë hetimet.
Automjeti i familjes është dukshëm i dëmtuar dhe i është thyer xhami në derën e pasagjerit të përparmë, kryesit kanë hyrë në garazh nëpërmjet dritares dhe sigurisht kanë dashur që ta vjedhin automjetin.
Për shkak të vjedhjeve të shpeshta dhe plaçkitjes në komunën tonë, bisedojmë me të gjithë të cilët mund të na ndihmojnë në këtë problem, dhe njëherit së bashku me qytetarët fuqishëm i dënojmë këto akte vandale të rrëmbimeve nga familjet dhe njerëzit e ndershëm, sinqerisht shpresoj se kryesit e këtyre vjedhjeve të pa ndalshme do të gjinden dhe të dalin para drejtësisë, theksoi kryetari i komunës së Novobërdës z.Svetisllav Ivanoviq.


