Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri së bashku me Drejtorin e Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z.Goran Maksimovic kanë marrë pjesë në takimin rreth decentralizimit të pyjeve që është mbajtur në Therandë(Suharekë).
Takimi ishte organizuar nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Komunës së Therandës së bashku me Organizatën Holandeze për Bashpunim SNV kurse tema e takimit ishte ,,Diskutime dhe konsultime mbi hartimin e ligjit të ri mbi pyjet”.
Në takim merrnin pjesë z.Blerim Kuqi Kryetari i Komunës së Therandes, z.Bajrush Ymeri Kryetari i Komunës së Novobërdës,z.Haki Rugova Kryetar i Komunës së Istogut,komuna këto që janë përfituese të pilot-projektit për menagjimin e pyjeve pastaj,zAndres Olson ekspert i FAO-s,Haki Kola zyrtar ndërkombëtarë në menagjimin e pyjeve dhe drejtorët e Drejtorive nga shumë komuna të vendit.
Në këtë takim të gjithë u dakorduan që ligji për pyjet është shumë i rëndësishëm.
Takimi u hap me fjalën e z.Bjrush Ymeri i cili për veq që njoftoi për hapat e ndërmarrë në Komunën e Novobërdës rreth menagjimit më të mirë të pyjeve ai po ashtu paraqiti edhe disa hapa konkret që duhet të merren para se të aprovohet ligji i pyjeve.
Në fjalimin e tijë Kryetari i Komunës përveq të tjerash tha:,,Kam nderin dhe kënaqësin që në emër të tri Komunave të zgjedhura nga MBPZHR,e mbështetur nga SNV Sida,për të pilotuar menaxhimin e decentralizuar e të qëndrueshëm të pyjeve,që të përshëndes pjesëmarrësit për vlerësimin dhe kontributin që po japin nëpërmjet debateve për draft ligjin e ri të pyjeve.Pjesëmarrja e përfaqësuesve të Drejtorive të bujqësisë të cilëve sapo u janë deleguar kompetencat e mbrojtjes dhe licencimit për prerjen e pyjeve,si dhe përvoja pak mujore e tyre e bënë të veçant dhe mendojë të dobishëm këtë takim”.
Në fund të gjithë pjesëmarrësit dolën me disa rekomandime para se të aprovohet ligji për pyje.