Instituti i Kosovës për Mardhënje me Publikun mban trajnim katër ditorë në Komunën e Novobërdës.
Ky trajnim është organizuar nga Instituti i Kosovës për Mardhënje me Publikun,trajnimi ka pasur për qëllim ngritjen e kapaciteteve të komunikimit në Administratën Komunale.
Në këtë trajnim morën pjesë zyrtarë Komunal,ku u diskutuan tema të ndryshme të cilat disa prej tyre ishin këto;
“Ngritja e kapaciteteve të komunikimit në Administratën Komunale”Kuptimi i Komunikimit dhe Kodi Sjelljes/Veshjes”Aftësitë ndërpersonale.
Instituti i Kosovës për Marrëdhënie me Publikun , “IMP”, mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, “KFOS”, filloi realizimin e projektit për ngritjen e kapaciteteve të komunikimit në administratën lokale.
Projekti ka synuar të ndikojë në ngritjen e nivelit të komunikimit nga administrata komunale dhe, rrjedhimisht, edhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve si rezultat i komunikimit të mirëfilltë.