Sot në Komunën e Novobërdës është bërë hapja e biblotekës ligjore të financuar nga OSBE-ja.
Në Komunën e Novobërdës me 31 Gusht është bërë hapja biblotekës ligjore në ndërtesën e Kuvendit Komunal në Novobërdë e financuar nga OSBE-ja. Në hapje të biblotekës ishin pjesëmarrës Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri dhe drejtori i zyrës regjionale të OSBE-s në Gjilan z.Biffar Ulrich,drejtorët e drejtorive,KFOR-i Amerikan,shoqëria civile,ICO-ja,mediat.
Kryetari i Komunës z.Ymeri në fjalën e tijë tha se OSBE-ja kujdeset vazhdimisht për të promovuar vlerat të demokracisë dhe kjo po shifet edhe sot me hapjen e kësaj bibloteke ligjore në Komunën tonë. Edhe pse ne po mundohemi që vazhdimisht të respektojmë të drejtën e qytetarëve për të pas qasje në dokumentet zyrtare nga sot kur po e bëjmë hapjen e kësaj bibloteke ligjore po u krijojmë kushte më të mira qytetarëve për të realizuar këtë të drejtë të tyre.
Drejtori i OSBE-se z.Biffar Ulrich tha se është nje nderë i madh që jam mysafir këtu si dhe dukshëm komuna e Novobërdës ecë përpara hap pas hapi duke e përcjellë punën.Kjo hapje po duket si një ngjarje e madhe por prapë duhet te them e madhe sepse libri është një gjë shumë e rëndësishme.