Më 19 dhjetor 2011, duke filluar nga ora 9:00 në oborrin e shkollës “Minatori” në Novobërdë u bë inaugurimi i Projektit "Renovimi i oborrit të shkollës Minatori".
Projekti është zbatuar në kuadër të Programit të EU- Kosova e Bukur (EU-BK) dhe “PlayforAll” Festivalit të fëmijëve në komunën e Novobërdës.
Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri theksoi se jam shumë i kënaqur që po kem rast që sot të bëjmë përurimin e këtijë projekti shumë të rëndësishëm për nxënës dhe arsimtarë të kësaj shkolle si dhe për prindërit,fëmijët e të cilëve zhvillojnë mësimet në këtë shkollë.
“Jam i kënaqur që marr pjesë në këtë përurim sepse ky projekt është më i veqant se projektet tjera sepse është përfituar falë angazhimit të drejtëpërdrejt të nxënësve të kësaj shkolle.Nxënësit e kësaj shkolle dhe katër shkollave tjera në tërë Kosovën përfituan këtë projekt në kuadër të projektit Kosova e Bukur që këtë vitë lansoi komisioni Evropian pra financohet nga ZNKE-ja dhe është implementuar nga IOM në partneritet me DRC dhe SOS fshatin e femijeve ne Kosovë”u shprehë Kryetari z.Ymeri.
Shef i operacioneve, ZNKE z. Christof Stock,theksoi se gjëja më e rëndesishmë është ajo çka ju keni bërë,ju keni fituar në projektin Loja për të gjithë dhe ju keni pasur iden e bukur,dhe për këtë arsye kemi vendosur të përkrahim punën tuaj dhe gjithësesi jemi shumë të lumtur për këtë punë të bukur që është bërë.
Ndërsa Drejtori i Shkollës Fillore “Minatori” në Novobërdë z.Fadil Musliu theksoi se projektin të cilin po e përurojmë sot është një vizion i nxënësve dhe punëtorëve të kësaj shkolle,këtë vizion sot po e bëjmë realitet fal investimeve nga Këshilli Evropian dhe punës së nxënësve dhe arsimëtarëve.
Inaugurimi i renovimit të oborrit të shkollës dhe të fushës sportive multifunksionale, u shoqërua me një shfaqje e shkurtë kulturore nga nxënësit e kësaj shkolle.

