Sot më datë 09.02.2011 u bë përurimi i Bunatekës në Komunën e Novobërdës
Në ceremoni morën pjesë dy ambasadoret ai i qeverise Norvegjeze dhe Zvicrane,ideatori i projektit të bunatekës arkitekti Bujar Nrecaj përfaqësuesi i shkollës amerikane në Prishtinë z.Ismet Haziri , qytetarë, nxënës dhe punëtorë komunal.
Para të pranishmëve u paraqitën me fjalët e tyre te dy ambasadorët dhe ideatori i projektit si dhe Kryetari i komunës i cili po ashtu ndau edhe mirenjohje për donatorët.
Ky projekt është financuar nga këto dy qeveri ajo Norvegjeze dhe Zvicrane.
Në vazhdim po e paraqesim edhe fjalën e Kryetarit të Komunës z.Bajrush Ymeri
I nderuar amabasador i Norvegjisë në Kosovë z.Sverre Johan Kvale
I nderuar amabasador i Zvicres në Kosovë z.Lukas Beglinger
I nderuar ideator i projektit,z.Bujar Nrecaj
Të nderuar zyrtare të komunës, nxënës dhe ju qytetarë
Për mua është një nderë i veçantë që ta hap një ceremoni të përurimit të një objekti të kulturës në komunën time. Është një ditë gëzimi për të gjithë ne, për të gjitha komunitetet tona sepse kjo është festë e dijes, festë civilizimi dhe ambicie për një jetë më prosperuese.
Por, pa ndihmën e popujve miq, atij zviceran dhe Norvegjez, nuk do të ishim sot në këtë ceremoni. Dhe në ju shprehim mirënjohje dhe falënderim të thellë këtyre dy popujve dhe liderëve të tyre politik për përkushtimin e thellë që kanë treguar ndaj procesit të zhvillimit të vendit tonë. Kjo ndihmë është dyfishë e rëndësishme për ne, sepse jo vetëm që është ndërtuar një objekt i bukur, por ai është mbushur më dijen e njerëzve të shquar. Dhe kjo dije është pasuria më e madhe që na është dhuruar në këtë ditë.
Kjo bunatekë do të shndërrohet në vend shumë të rëndësishëm për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim etnie a religjioni. Ajo do të bëhet burim i dijes për nxënësit, studentët dhe të gjithë qytetarët tanë.
Ne si komunë do ta kemi në kujdes të veçantë dhe të përhershëm këtë dhuratë të çmuar të popujve tanë miq. Lus miqtë tanë të pranishëm që ta përcjellin këtë falënderim të popujt e tyre dhe t’u tregojnë se në Kosovë, në një komunë të largët dhe rurale kanë krijuar një miqësi të thellë dhe se do të jenë të mirëpritur përgjithmonë.
Urime për të gjithë ju të pranishëm, e gëzofshi bunatekën e re.
Ju faleminderit.
Ambasadori Norvegjez Sverre Johan Kvale tha se qëllimi i hapjes së Bunatekës është që qytetarët të përfitojnë dije nga këto librat të ndryshme në këtë Komunë,ndërsa Ambasadori zviceran Lukas Beglinger tha se edhe unë jam i kënaqur që marrë pjesë ne hapjen e kësaj Bunateke,kjo është Bunateka e tetë të cilën e financon Qeveria Zvicerane dhe ajo Norvegjeze,por është Bunateka e parë ku që qeveritë e tona e financojnë në një mjedis ku jetojnë shqiptarët serbët dhe romët së bashku.Kjo bunatekë posedon libra si në gjuhën shqipe ashtu dhe në gjuhën serbe dhe kto janë gjuhë zyrtare që fliten në Kosovë,un i falemnderojë partnerët tonë për implementimin e këtij projekti gjithashtu falemnderojë dhe Kryetarin e Komunës z.Bajrush Ymeri dhe të gjithë të tjere që kanë kontribuar për një të ardhme më të mirë të qytetarëve.
Pastaj para të pranishmëve u paraqit edhe një program i shkurtër kulturo-artistik nag të dy komunitete.
Kjo ngjarje u përcollë edhe nga mediat si;RTK-programi në gjuhën serbe,TV Puls nga Shillova dhe TV Vali nga Pasjaku.