Sot më datë 02.09.2010 në ora 14:00 u bë përurimi i fushës sportive të shkollës fillore “Asdreni”paralelja e ndarë në fshatin Koznicë e financuar nga Komuna e Novbërdës dhe KFOR-it Amerikan.
Në përurim morën pjesë Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri,Koloneli i KFOR-it z.Francisco J.Neuman,OSBE-ja Stafi i Komunës ,banorët e fshatit,Arsimtarë dhe nxënës të shkollës.
Fjalën e rastiti e mori Drejtori i shkollës z.Jahir Syla pasi përshëndeti të gjith të pranishmit tha se falemderoj KFORI-in dhe Komunën për investimin e kësaj fushe sportive dhe për mundësin dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin aktiviteteve sportive.
Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri tha se është për mua një knaqësi e veqant që sot gjindem në mesin e juaj që ta bejmë përurimin e kësaj fushe sportive së bashku.
Unë faleminderoj shumë KFOR-in Amerikan njëhëkohësishtë dëshiroj të shpreh faleminderime edhe popullin Amerikan,USAID-in Amerikan të cilët kanë finacuar dhe një projekt shumë të rëndësishëm në këtë shkollë,kan financuar po ashtu nxemjet qendrore të kësaj shkolle,ku tani shkolla ka kushte më të mira për të vijuar mësimet.
Fjalën e mori Koloneli i KFOR-it z. Francisco J.Neuman pasi përshëndeti të pranishmit tha se jam shumë i knëqur që po shohë këto ndryshime të rëndësishme në këtë shkollë,unë jam shumë i kënaqur që nxënësit tash e tutje kanë kushte më të mira për të vijuar mësimet e rregullta sepse nxënësit paraqesin shpresen e madhe dhe të ardhmën e Kosovës.