Më 18 gusht në fillim prej ora 13:00 është mbajtur debati publik rreth propozim Buxhetit për vitin 2011/2013 si dhe Diskutim publik për dy rregulloret Draft Rregullorja për Tatimin mbi Pronë dhe Draft Rregullorja për Taksa,Ngarkesa dhe Gjoba Komunale. Diskutimin publik e udhëheqi Drejtori i Financave Ekonomi dhe Zhvillim me dy zyrtaret të drejtorisë së tij,pasi përshëndeti të pranishmit diskutimin e hapi rreth propozim Buxhetit për vitin 2011/2013.
Gjithashtu ne këtë debat ka marr pjesë edhe kryetari i komunës z.Bajrush Ymeri.
Pytejet e parashtruara nga Qytetarët:
• Maksimoviq Serbolub parashtroi kërkesë për shtruarjen e rrugës Manishnicë e cila do ti lidhë këto lagje Bubanic,Svilanovc dhe Korcini si dhe lidhë rrugën e asfaltuar Prekovc Gjilan;
• Srgjan Ivkoviq kërkon asfaltimin e rrugës Izvor;
• Goran Simjonoviq nga Strazha bën kërkesë për rregullimin e rrugës nga vendi ku ai vjene si dhe njofton që ka dorëzuar kërkes edhe tek kryetari i Komunës së Novobërdës;
• Adem Abazi nga fshati Llabjan kërkon vazhdimin e shtratit të lumit Llabjan;
• Arbenita Llapashtica nga Novobërda kërkon ta ketë një kopje të Qarkores Buxhetore për vitin 2011/2013
• Srbolub Xhokiq është interesuar rreth fshatit Bolevc dhe Bushinc të shikohen nevojat e këtyre fshatrave;
• Bajram Abazi pyeti a ka mundësi që të ketë një buxhet për financim të Klubit Futbollistik të Novobërdës.
Drejtori i Financave Ekonomi dhe Zhvillim si dhe udhëheqës i debatit z.Gani Mustafa dha përgjigjëje për pyetjet që janë parashtruar nga qytetarët, ai i njoftoi të pranishmit që kerkesat e tyre t’i bëjnë me shkrimit dhe t’i dorëzojnë tek drejtoria e tij deri në takimin e Komiteteit për Politik dhe Finaca,gjithashtu njoftoi se mbas këtij debati do ta kenë edhe një debat të tilllë pas 15 ditëve në fshatin Kufcë njoftimet do të përgaditen nga ECMI Kosova, ku do të jenë në vendet publike.
Ndërsa sa i përket pytejes rreth Qarkorës Buxhetore është në web faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, gjithashtu mund ta marrin edhe tek drejtoria e Financave tha z.Mustafa
Diskutim,i dytë rreth Draft Rregullores për Tatimin mbi Pronë dhe Draft Rregullorja për Taksa,Ngarkesa dhe Gjoba Komunale,në këtë debat
Sa i përket diskutimit rreth dy rregulloreve patë diskutim rreth disa gabimeve teknike dhe gabime në përkthim.