Në këtë mbledhje morën pjesë;Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri,Nënkryetari Driton Abdyli,Nënkryetari për Komunitete Radovan Deniq,Kryesuesja e Kuvendit Shefkije Mehmeti dhe Drejtorët e Drejtorive
Kryetari z.Ymeri njoftojë të pranishmit me takimin qe ka pasur me Kryeministrin z.Hashim Thaqin,ku në atë takim komuna e Novobërdës ka përfituar rreth 1.000.000 € për investime kapitale për vitin kalendarik 2010.
Në këtë takim të bordit të drejtorve janë propozuar projekte të ndryshme,në infrastrukturë rrugore,ujësjellës,në kanalizime dhe punët ku kanë mbetur të pa përfunduar.
Z.Ymeri tha se dotë dalim në teren dhe të shohim për së afërmi të gjitha vendet ku më se shumti ka nevojë për investime.