Sot me datë 30.09.2010 duke filluar nga ora 12:00 u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal Novobërdë
Në mbledhje morën pjesë Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri,Kryesuesja e Kuvendit Komunal znj.Shefkije Mehmeti,të gjithë anëtarët e K.K-së,Drejtori për Financa Ekonomi dhe Zhvillim z.Gani Mustafa,përfaqësuesit e ,OSBE-së,ICO-ja dhe KFOR-i.
Kryesuesja pasi përshëndeti të pranishmit i njoftoi anëtarët se në mesin e tyre është edhe Drejtori i Zyrës Rajonale të OSBE-së, nga Gjilani z.Ulrich Bifar, i cili vetëm kërkoj një fjalë përshëndetëse për të gjithë të pranishmit,ku ai i përgëzoj Kryetarin dhe anëtarët e Kuvendit për punën që janë duke bërë.
Rendi i ditës
- Aprovimi i Buxhetit për vitin 2011/2013
- Aprovimi i rregullorës se tatimit në pronë për vitin fiskal 2011;
Pas diskutimeve të anëtarëve të K.K me shumicën e votave këto pika u aprovuan.
Mbledhja u mbajt në Sallën e Kuvendit Komunal.