Sot në Komunën e Novobërdës u mbajt Mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa
Sot në Komunën e Novobërdës u mbajt Mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa dhe e dyta me radhë për këtë vit e udhëhequr nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal znj.Shefkije Mehmeti me këtë rend dite:
Rendi i ditës:
1.Aprovimi i procesvrebalit nga mbledhja e kaluar e KPF-së;
2.Shqyrtimi i raportit vjetor financiar të vitit 2010;
3.Raporti i Auditorit të Brendshëm për vitin 2010;
4.Raporti i Drejtorit të Urbanzimit për fazën e parë të Planeve Zhvillimore Komunale;
5.Të ndryshme.
Në këtë mbledhje morën pjesë Drejtori i Ekonomisë dhe Financave z.Gani Mustafa,Drejtori i Urbanizmit dhe Kadastrit z.Skender Avdyli,Auditori i Mbrendëshmë z.Kujtim Arifi,zyrtari Financiar z.Driton Mustafa,OSBE-ja,dhe ICO-ja.
Përveq pikës së dytë Shqyrtimi i raportit vjetor financiar të viti 2010 që nuk ka kaluar në kuvend tjerat pika të gjitha kan kaluar.
Mbeldhja u mbajt në Sallën e K.K dhe përfundoj në ora 14:15.