Me datë 09.12.2010 u mbajt mbledhja e nëntë e rregulltë të K.K-së duke filluar në ora 13:00 me këtë rend dite.
Rendi i dites
Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e K.K-së;
Aprovimi i raportit financiar të tremujorshin të tretë;
Propozim vendim për ridestinimit të mjeteve për paga për minusin e paraqitur në arsimin fillor në vlerë prej 7.620.00€;si dhe në shërbimin sociale 600.00€;
Formimi i komisionit për ndryshimin dhe plotësimin e statutit komunal;
Shqyrtimi i kërkesave;
Të ndryshme.
Në këtë mbledhje morën pjesë të gjithë anëtarët e K.K-së Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri,Kryesuesja e Kuvendit znj.Shefkije Mehmeti,Zv.Kryesues i Kuvendit z.Srgjan Todoroviq,Drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik z.Gani Mustafa,MAPL-ja,OSBE-ja.
Nga kjo mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës dhe u aprovuan të gjitha.
Po ashtu në këtë mbledhje u morën dhe dy vendime,vendimin për formimin e komisionit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Novobërdës dhe Vendim mbi aprovimin e raportit financiar
Mbledhja u mbajt ne lokalet e K.K-së, së Novobërdës.