Me datë 09.11.2010 duke filluar në ora 13:00 u mbajt mbledhja tetë e rregull e Kuvendit Komunal me këtë rend dite
RENDI I DITËS
- Aprovimi i Pocesverbalit nga mbledhja e kaluar e K.K-së;
- Shqyrtimi i raportit të Auditorit Gjeneral për vitin 2009;
- Prurja e vendimit për ndryshimin e Statutit neni 79;
- Shqyrtimi i kërkesave;
- Të ndryshme.
Në këtë mbledhje morën pjesë të gjith anëtarët e K.K-së,Kryesuesja e Kuvendit znj.Shefkije Mehmeti,zv.Kryesuesi i Kuvendit z.Sergjan Todoroviq,Drejtori për Finaca dhe Zhvillim Ekonomik z.Gani Mustafa dhe zyrtari per Finaca z.Driton Mustafa,ICO-ja,OSBE-ja dhe KFOR-i.
Nga kjo mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës dhe u aprovuan të gjita.
Po ashtu në këtë mbledhje u morrën këto Pëlqime.
- I ipet toka në shfrytëzim Kompanisë Private N.T.SH“Lura”me seli në Gjilan në lidhje me ngritjen e fshatit për Kamping në Komunën e Novobërdës.
- I ipet toka në shfrytëzim Vjollca Vllasaliut në lidhje me vendosjen e objektit montazh nga materiali i drurit në sipërfaqe prej 30 m2 në afërsi të parkingut komunal të zjarrëfikësve,Veprimtaria e këtij objekti është përgaditje dhe ofrim i ushqimit (Mini restorant).
- I ipet pëlqimi qytetarëve të fshatit Pasjak përmes Drejtoratit të Gjeodozisë dhe Pronës për ndërtimin e Xhamisë në fshatin Pasjak.
Mbledhja u mbajt në sallën e Kuvendit Komunal Novobërdë dhe përfundoj në ora 16:00