Sot më datë 30.09.2010 duke filluar në ora 10:00 u mbajt takimi i radhës me Grupet Punuese për Hartimin e Planeve Zhvillimore Komunale.
Në takim morën pjesë të gjitha grupet punuese dhe konsulenti i jashtëm Ismajl Baftijari po ashtu ne këtë takim mori pjesë dhe z.Mentor Rexhepi nga organizata Intercorporation.
Tema e takimit ka qenë grumbullimi informatave të grupeve punuese për profilim të Komunës,gjendja ekzistuese dhe profilet e Drejtorive.
Në këtë takim u vendos që të shtohet puna dinamike dhe koordinatori i grupeve punuese z.Skender Avdyli do të ketë takime dy herë në javë me kryesuesit e grupeve punuese dhe të kordinojnë punët së bashku.
Disa grupe kanë sjellë materiale dhe po punohet në këtë drejtim sipas planit dinamik ku faza e parë do të përfundoj në muajin nëntor.
