Nw kabinetin e Kryetarit tw Komunws sw Novobwrdws z.Svetisllava Ivanoviq, 01.02.2019 g , wshtw nënshkruar kontrata mbi bashkëpunimin ndërmjet komunës sw Novobwrdws dhe HELVETAS-it , pwr realizimin e dy projekteve infrastrukturor nw vlerë prej 39 000 euro.
Aktivitetet e kësaj marrëveshje kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës në komunën e Novobërdës si një përmirësim i kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët në komunën tonë
Duke nënshkruar këtë dokument, partnerët angazhohen për bashkëpunimin dhe bashkëfinancimin e aktiviteteve të parashikuara me qëllim rritjen dhe zhvillimin e këtyre sektorëve.
Qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi është inkurajimi i komunave për të përmirësuar më tej performancën e tyre në këto fusha: qeverisja demokratike, qeverisja komunale, transparenca dhe integriteti.
Kryetari Ivanoviq falënderoi përfaqësuesin e Helvetas z. Dardana Maliqi dhe theksoi se Komuna e Novobërdës do të vazhdojë bashkëpunimin afatgjatë me qëllim të përmirësimit të performancës komunale.