Kryetari i Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri së bashku me Shefen e zyrës për Komunitete dhe Kthim zonj.Jasmina Deniq dhe zyrtarët e kësaj zyre pritën në takim përfaqësuesit e IOM-it,Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe UNHCR-it
Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Ministrisë për Komunitete dhe Kthim (MKK) dhe Komunës së Novobërdës.
Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri theksoi se Qëllimi i këtij Memorandumit të mirëkuptimit është të vendos një platformë bashkëpunimi të ngushtë dhe efikas midis Organizatës ndërkombëtare për migrim, Ministrisë për komunitete dhe kthim dhe komunës së Novobërdës gjatë implementimit të projektit "EU Kthimi dhe ri-integrimi në Kosovë faza e III (EU-RRK III ose “projekti”). Zbatimi këtij projekti do të filloi më 1 nëntor 2011 dhe është projektuar të përfundojë më 30 prill 2014.
“Në emërin tim personal dhe në emër të të gjithë qytetarëve shprehëm i kënaqur që kemi pas rast dhe mundësi të përfshihemi në këtë projekt,unë besoj që përmes nënshkrimit të këtij memorandumi të mirëkuptimi ne të gjitha palët që do të nënshkruajmë këtë marveshje do të mundohemi të ju përmbahemi të gjitha kritereve që janë të parapara në këtë projekt dhe do të kem mundësi që qytetarëve tanë të ju dalim në ndihmë të cilët janë të shpërngulur edhe përbrenda Kosovës edhe jashtë sajë" u shpreh Kryetari z.Ymeri.
Projekti EU RRK III paraqet një grand nga Unioni Evropian, të menaxhuar nga Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë (ECLO) dhe të dhënë IOM-it dhe partnerëve të tij për implementim.
Objektivi i përgjithshëm është kontributi në përpjekjet e Qeverisë së Kosovës në promovimin e një mjedisi tolerant multietnik, të bazuar në respektimin universal të të drejtave të njeriut, të përshtatshëm për kthimin e qëndrueshëm dhe ri-integrimin e Personat brenda të zhvendosurve brenda vendit të pjesëtarëve minoritarë (PBZHBV), Personave të zhvendosur brenda vendit (PZHBV) dhe familjeve refugjate duke konsoliduar kapacitetet e menaxhimit të migrimit të shoqërisë civile dhe autoriteteve qeveritare edhe në nivelin qendror edhe në atë komunal duke kontribuar përmes kësaj në përfundimin eventual të angazhimit ndërkombëtar në këto aktivitete.

