Morën pjesë:përfaqësuesit e USAID-it,nga zyra e Kryeministrit,AED.
Znj. Azza El Abd, Zëvendës Drejtoreshe e USAID-it
Mirëmëngjesi, është kënaqësia ime të jem këtu dhe te jem me Kryetarin Ymeri, Zt. Sentic nga zyra e Kryeministrit dhe mysafirët e tjerë. Kjo është mënyra shumë e mirë të përshëndes bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
Është shpresa jonë që kjo veturë dhe kjo qendër e kulturës të përmirësoj mirëqenien e qytetarëve të Novobërdës. Këto janë gjithashtu simbol i angazhimit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara drejt decentralizimit dhe integritetit të komunave te Kosovës.
Kjo qendër do të siguroj një fokus për shprehjen kulturore dhe vend për ndeja shoqërore e cila do të mirëmban identitetin e gjithë banorëve të Novobërdës. Shpresoj që një ditë do të kthehem ne Zebinc, dhe të shoh që kjo ndërtesë është duke u shfrytëzuar nga qytetarët për aktivitetet e fokusit të tyre.
Është gjithashtu shumë me rëndësi të përshëndes Zyrën e Kryeministrit për çështje të komuniteteve e cila ka mbështetur ndërtimin e kësaj qendre, dhe ka demonstruar angazhimin e Qeverisë së Kosovës drejt integritetit të qeverisë lokale. Është angazhim drejt sundimit të ligjit për gjithë qytetarët e Kosovës, përforcimi i demokracisë dhe pranon karakterin shumë kulturor të këtij shteti të ri. ‘
Sot po përurojmë dy projekte shumë të rëndësishme për Komunën e Novobërdës.
Hapja e shtëpisë së kulturës e cila u financua nga zyra e Kryeministrit së bashku me USAID-in dhe që u ndërtua nga AED ka një rëndësi të veqant për qytetarët e fshatit Zebincë me rrethinë.
Projekti i dytë është kamioni i mbeturinave i financuar nga USAID-i dhe i realizuar nga EMI(Iniciativa për komuna Efektive),është shumë i rëndësishëm për komunën e Novobërdës e sidomos tash kur komuna është rritë me procesin e decentralizimit dhe qytetarët kanë nevojë për shërbime sa më të mira.
Ditët si kjo e sotmja më bëjnë krenar dhe të lumtur.Krenar sepse,me ndihmën e miqve tanë,jetën e juaj po e bëjmë më të mirë ,më të lehtë dhe se komuna e jonë po e merrë fizionominë e një vendi me infrastrukturë moderne,por jam edhe i lumtur që në kohën e qeverisjes sime po ndodhin mrekulli të tilla si këto projekte.
Përshëndesë të gjithë qytetarët e mrekullueshëm që ka komuna e Novobërdës të cilët gjatë këtyre 11 viteve kanë treguar shembullin më të mirë të bashkëjetesës,shembull të mirë ku liria e lëvizjes gjithmonë ka qenë në nivelin më të lartë dhe shembull të tolerances ndëretnike prandaj unë ju ftojë juve që jeni prezent sot këtu e edhe ata që na ndëgjojnë përmes mjeteve të informimit që të përkrahni Komunën e Novobërdës sepse këta qytetarë meritojnë përkrahje.
Dhe krejt në fund në ceremonitë madhështore si kjo,fjalët janë të tepërta,por përjetimi i ngjarjes mbetet kujtim i përhershëm prandaj ju falenderit dhe zoti ju bekoft të gjithëve.Do t’ju jem mirënjohës për ndihmën e dhënë.