Sot në Komunën e Novobërdës është shënuar 22 prilli, që njihet si Dita e Tokës
Zyrtarë komunal, qytetarë dhe nxënës në mënyrë të organizuar kanë marrë në aksionin për pastrimin e ambientit.
Drejtori i Urbanizmit, Kadastrit Mbrojtjës dhe Mjedisit tha se jemi mbledhur sot për të shënuar Ditën e Tokës me një aksion të gjërë pastrimi të mbeturinave në vendet joadekuate në tërë teritorin e Komunës së Novobërdës. Ky aksion është organizuar nga Drejtoria e Urbanizmit, Kadastrit Mbrojtjës dhe Mjedisit me perkrahje nga programi i USAID-it Iniciativa per Komuna Demokratike dhe Efektive.
Si pjesë e aksionit është poashtu edhe promovimi i shërbimit të mbledhjes së mbeturinave të Komunës së Novobërdës me moton “Novobërdë e pastër dhe e bukur”. Sot është bërë edhe shpërndarja e fletushkave qe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për këtë shërbim dhe hapat që qytetarët duhet të ndermarrin që këtë shërbim ta kemi pergjithëmone. Fillimi i këtij sherbimi është ndihmuar nga USAID-projekti DEMI, në bashkëpunim te ngushte me Komunën tone.
Është e rëndësisë së madhe involvimi i qytetarëve në këtë aksion si dhe monitorimin që ata e bëjnë ndaj shërbimit të mbledhjes së mbeturinave në komunë. Komuna jonë është e hapur për të gjithë qytetarët dhe se kërkesat e tyre ndëgjohen. Në raste specifike, këto kërkesa shëndërrohen në prioritete të komunës. Siç është rasti i krijimit të këtij shërbimi për gjithë komunën sikurse njeqind e pesedhjet kontenjer të rinj të cilët janë vendosur anekënd komunës.

