Zyrtarë të Drejtorisë Komunale për Bujqësi e Pylltari , kanë bërë të ditur se falë një bashkëpunimi të mirë ndërkomunal në mes të Komunës së Novobërdës dhe Gjilanit, bazuar në një Memorandum Bashkëpunimi të nënshkruar nga Kryetarët e këtyre dy komunave, Bajrush Ymeri dhe Qemajl Mustafa, do të realizohet një projekt i hartuar nga drejtoritë përkatëse të këtyre dy komunave që do të financohet nga UNDP në vlerë prej 13 mijë euro.
Projekti do të realizohet te pishat e fshatit Stanishor në komunën e Novobërdës.
Me këtë projekt krahas investimeve tjera parashihet që të punësohen edhe dy roje pylli, një nga Gjilani dhe një nga Novobërda për një afat prej 9 muajsh.
Është me rëndësi të përmendet se me këtë projekt pishat e Stanishorit janë shpallur zonë e mbrojtur gjegjësisht zonë me interes të veçantë.