Kryetari i Novobërdës Svetisllav Ivanoviq u dëshiroi fat në vitin e ri 2019, dhe ka shpreh kënaqësinë për vitin që po shkon dhe me shpresë se viti 2019 do të jetë edhe më i suksesshëm.
– Të nderuar bashkë qytetarë, të gjithë ne së bashku e bëjmë një të ardhme më të mirë dhe në mënyrë kolektive përparojm. Nga mundi dhe përkushtimi ynë varet edhe se çfarë përparimi do të jetë në periudhën e ardhshme, duke marrë parasysh se kemi vendosur themele të forta vitin që po shkon, është e sigurt se viti 2019 do të jetë një vit i suksesshëm për komunën tonë. Një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Novobërdës na mbetet si prioritet, kështu që me të gjitha kapacitetet në dispozicion dhe resurset në vitin që po na vjen të vazhdojmë të përparojmë/avancojmë komunitetin ton. Rregullimin e komunës sonë në sektorin urbanistik dhe komunal na është një sfidë konstante dhe jemi të gatshëm që me projektet e reja të rrisim nivelin e shërbimeve komunale. Novobërda dhe qytetarët e saj gjithmonë kanë qenë solidar, kurse ne kurrë nuk harrojmë se kujt i është më se e nevojshme ndihma, dhe ndërgjegjshëm e bëjmë trajtimin e të gjitha kategorive sociale – theksoi Kryetari Ivanoviq dhe ju dëshiroi qytetarëve në vitin 2019 shumë suksese në punë, shëndet dhe fat.